Vazhdon përplasja/ Driton Tali -Valon Sylës: Sa ish-udbashi po sillet ashtu “menve zarar”

Aktuale

Vazhdon përplasja/ Driton Tali -Valon Sylës: Sa ish-udbashi po sillet ashtu “menve zarar”

Nga: M.L. Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:45
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur gazetarit Valon Syla, i cili mbrëmë i tha se për deklaratat ndaj tij do të shihen në gjyq.

Tali në Facebook shkruan se pyet Sylën, se si nuk e di historinë e familjes së tij.

Madje, Tali insiston se familja e Sylës ka lidhje me komunizmin dhe ish Jugosllavinë.

Babagjyshi yt Rexhë Blakaj, si një komunist jugosllav që ka qenë - ishte gjyqtari i vetëm shqiptar në kohën e OZNA's i asaj ane!

Sa me ta shpjegu ty, si "historian i shilteve dhe minderave", OZNA - UDB'a, e Kosmetit, në atë kohë udhëhiqej nga Spasoje Gjakoviqi, i cili për shef e kishte Slobodan Peneziqin (Kërcunin), si shef i OZNA's për Serbi që ishte, e të dytë këta për shef e kishin Rankoviqin. Secili ma antishqiptar se tjetri!!!”, shkruan Driton Tali mes tjerash.

Postimi i plotë i Driton Talit në Facbook:

Valon A. Syla, megjithatë mirë është që nuk po ma çon atë "tarakun tond", Blakajn, me m'kërcënu se goxha fort um pat tutë herën e parë. 🙂

Sa i përket "Dete Komunizma" që je, po më habit ti si "historian i shilteve e minderave", qysh s'pe dijshe historinë tonde?!

S'ke faj se "nacionalizmi" dhe '"dashuria ndaj UÇK'ës", që të ka kap tashti prej se fillove m'u marr me gazetari (jo me atë të sportit në Express që u merrshe, të kujtohet kur unë isha kolumnist 🙂 ) ta ka hup ekuilibrin.

Nejse, ja se po ta tregoj unë pra.

Babagjyshi yt Rexhë Blakaj, si një komunist jugosllav që ka qenë - ishte gjyqtari i vetëm shqiptar në kohën e OZNA's i asaj ane!

Sa me ta shpjegu ty, si "historian i shilteve dhe minderave", OZNA - UDB'a, e Kosmetit, në atë kohë udhëhiqej nga Spasoje Gjakoviqi, i cili për shef e kishte Slobodan Peneziqin (Kërcunin), si shef i OZNA's për Serbi që ishte, e të dytë këta për shef e kishin Rankoviqin. Secili ma antishqiptar se tjetri!!!

Rexha, menjëherë pas L2B (me 1945) martohet me sllavën Ratka, motër medicinale e kohës, po ashtu komuniste jugosllave. Pra gjithmonë po flasim për Burimin (ish Istogun) e viteve 40'ta të shekullit të kaluar, jo për ndonjë metropol.

Gjyshi tjetër Abdyli, vete krejt Prishtinën (kacallartë) të kallxojnë që jugosllav - titist me shpirt ka qenë! Veç me "buxhuvanat komunist" shoqërohej (si ti qështu "nacionalist" që po ke qef veç me kUmandnata me ndejt 🙂 ).

Osmani, vëllau i Abdylit, pra mixha i babës tond, ka qenë i martuar me serbe, punojshin bashkë në Fushë Kosovë.

A baba yt, Agimi, disa here unë e kam dëgju në kafiteri t'u fol me nostalgji e pietet për Jugosllavinë.

Valon A. Syla, nëse ti këto nuk i dinë ti, atëhërë je hajvan! Por jo, i dinë, nuk je hajvan! Je i poshtër!!!

Megjithatë, natyrisht që pedigreja jote nuk ta ndalon ty me vazhdu me "nacionalizëm" dhe "avokatinë për UÇK'ën". Hyyyyy sa ishudbashi po sillet ashtu "menve zarar".

Po jetojmë në demokraci.

i përket padisë tonde për "shpifjen për jugosllav" me pa durim po pres me të pa në gjyq.

A ti, Valon, për shpifjen lidhur me "filtrat në KEK" pregaditu mirë se padinë gati e ke! Me pas dashtë me vjedhë unë deri tashti milioner do të isha, si patronat e tu Valon!

Shkollën e Londrës e kom pas edhe anglishtën, qatëhere kur ju s'i kemi pas.

Mu as UNMIK'u e as zyra e UE'së apo cilado qoftë zyre nuk më kanë shkollu, por vet me parët e mia që i pata fitu me punë të ndershme.

Valon A Syla, njime mos të harroje, qysh të kom kallxu fizikisht kom punu në Londër, se "as dajtë, e as udben por as Hashimin se kom pas atje" që m'u punësu si gazetar. Edhe nuk rrjedhi nga një familje e pasur si patronat e tu.

Por Valon kom punu edhe në Lloyds, edhe në Prime Ltd si analist i investimeve në bursë - edhe ato të Londrës - sepse se kom të kryme shkollën "në shilte e mindera", që tanaj mos me dijtë pedigren time, dhe m'u bo paliaço i patronave.

Valon Agim Syla, e ke radhën ti, urdhno vet çka dush, se gazetar je ( 🙂 ), kom me t'kallxu gjithçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat