Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 21 raste të reja pozitive, ndërsa 16 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë nga MSH:
03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU