Vetëvendosje ka bërë fushatë në lagjen e quajtur Kodra e Trimave, ku më në fund ka bërë një premtim që vlen të përmendet. Nën udhëheqjen e z. Mefail Bajqinovci dhe në shoqërimin e kandidatit Arben Vitia, Vetëvendosje e ka premtuar një parking i madh për qytetarët që vijnë nga Llapi në Prishtinë në mënyrë që të ulej numri i veturave në rrugët qendrore në Prishtinë. Nuk dihet nëse qytetarët llapjanë të cilët punojnë në qendër apo lagje tjera të Prishtinës do ta parkonin veturën në Vranjefc/Kodër Trimash.
“✅Në hyrje të qytetit nga ana e Podujevës do të ndërtohet një parking i madh, në mënyre që të ulet fluksi i veturave fillimisht në lagje e pastaj edhe në qytet.” – ka shkruar kjo parti politike.
Raporti i plotë:
Ndër lagjet më të mëdha e me rëndësi tejet të veçantë është Kodra e Trimave.
Në bashkëbisedim me banorët e lagjës, diskutuam për problemet e tyre dhe zgjidhjet që programi ynë ofron për këtë lagje:
✅Në Kuadër të krijimit të hapësirave të gjelbëra në lagje do të ndërtohet një park i ri në Kodrën e Trimave.
✅Do të shtohet edhe të paktën një çerdhe.
✅Në hyrje të qytetit nga ana e Podujevës do të ndërtohet një parking i madh, në mënyre që të ulet fluksi i veturave fillimisht në lagje e pastaj edhe në qytet.
✅Nuk do të mbetet asnjë rrugë a hapësirë publike pa ndriçim. Dhe ato do të mirëmbahen vazhdimisht.
✅Brenda mandatit do të ndërtohet një qendër kulturore në Kodrën e Trimave.
✅Do të ndërtohet po ashtu një treg i vogël brenda lagjes