Haxhiu takon ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Aktuale

Haxhiu takon ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministrin Blerim Sallahu, kanë pritur në një takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë,Antonello De Riu.

Haxhiu fillimisht e ka uruar ambasadorin De Riu për detyrën e re duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Drejtësisë me Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Në takim me ambasadorin De Riu, ministrja e Drejtësisë shkëmbeu informacion mbi ecurinë e reformës në drejtësi, përkatësisht mekanizimin e vetingut i cili, sipas saj, do ta kthej besimin me qytetarëve në sistemin  e drejtësisë.

 Haxhiu, poashtu e ka informuar ambasadorin lidhur me aktivitetet tjera të cilat i bartë Ministria e Drejtësisë duke potencuar faktin se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Gjithashtu në këtë takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të shtetit Italian dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht në fushën e drejtësisë.

Ambasadori De Rio i shprehu ministres Haxhiu vlerësimin e tij për reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ndërsa theksoi se shteti italian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën duke rikonfirmuar kështu bashkëpunimin e ngushtë  edhe në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat