Profesori Sadri Ramabaja, ka thënë se pavarësia e Kosovës ishte gati për t’u shpallur në vitin 2006, por sipas tij, ajo u shty për shkak të politikanëve të “dështuar” të Kosovës.
“Politika shqiptare e Kosovës ka pasur gabime të shumta për gjatë 21 vitesh, njëra ndërto ishte shtyrja për dy vite e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ramabaja.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Në një postim në Facebook, Zyberaj ka akuzuar Ramabajën se ishte kapur nga policia me pasaportë të dikujt tjetër, duke kaluar kufirin, përcjell Bota sot.
Këshilltari i ish-presidentit ka vlerësuar shefin e tij, duke thënë se ai i solli njohje Kosovës si shtet.
Reagimi i tij në Facebook:
Ramabaja, një person që më kujtohet se është kapur nga policia me pasaportën e dikujt tjetër, duke kaluar kufirin, e paska vlerësuar ish presidentin Pacolli si një politikan të dështuar!!!
Qesharak dhe i çuditshëm.
Njeriu që i ka sjellë njohje Kosovës si shtet, që është zgjedhur deputet në disa legjislatura dhe mbi të gjitha nënshkruesi i deklaratës se pavarësisë së Kosovës, sipas Ramabajës paska dështuar.
Faktet flasin vetë dhe siç do të thoshte Dukagjin Gorani, vetëm idiotët i diskutojnë faktet!