Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambleiste

Aktuale

Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambleiste

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Sala Jashari

Sala Jashari, mbesa e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Jashari, e cila garoi me listën e pavarur “Ideal”, mori 375 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e familjes Jashari mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të udhëhequr nga Bekim Jashari.

Më i votuari i listës doli Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat