Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka komentuar fushatën e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Arben Vitia.
Behramaj ka thënë se Vitia është tallur edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, sikurse po tallet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Ramën.
Sipas tij, ish-ministri i Shëndetësisë, nuk ishte asnjëherë serioz në punë, përcjell Bota sot.
Reagimi i Behramajt në Facebook:
Kështu qysh po tallet me Përparim Ramën, Arben Vitia tallej edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, veçse atëherë me viktimat e pandemisë.
Video të ngjashme ka mundur të bënte edhe si ministër, sepse kurrë nuk ka qenë serioz në punë!