Gjatë orëve të pasditës në disa nga mediat u raportua se SHBA refuzoi vizën e kryeministrit Kurti. Megjithatë, këto zëra i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime.
Ai tutje shtoi se vizita në SHBA do të ndodhë së shpejti dhe se e njëjta është duke u planifikuar.
“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.