Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se Shkëlzen Gashi dhe Baton Haxhiu po e këshillojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën se si të bashkohet me Serbinë.
Maloku, kështu është shprehur në një postim në Facebook, derisa e komenton vizitën e Ramës në Serbi, ku është duke e zhvilluar sonte.
Rama aty është pritur nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin që shkoi.
Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.
Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”.
“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq,
Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.
Kurse, Maloku thotë se Rama më shpejt e bashkon Shqipërinë me Serbi se sa më Kosovën.
“Edi Ramoviq, më shpejt ta bashkon (lexo; e vë në vasalitet të plotë!) Shqipërinë me Serbinë se sa me Kosovën!
Ku ka këtu logjikë e kuptim me i BESUE këtij Edi Kristaqit dhe këshilltarëve (si qifti i Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut) që më shumë e këshillojnë si me u bashkua me Serbinë gjakatare, se sa me Kosovën martire!? Ku?! Me jepni mendimet Tuaja, Ju lutem, ngase unë edhe mund të gaboj...”, shkruan ai në Facebook.