Mbahet tryeza `Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’

Aktuale

Mbahet tryeza `Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban Tryezën `Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’

Kjo tryezë do të moderohet nga Fatbardha Restelica, Asistente Hulumtuese në INDEP dhe si panelistë do të ketë: Zef Dedaj, Zv.Udhëheqës i Departamentit të Tregtisë në MINT, Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve. 

Tryeza do të jetë e hapur për publikun si dhe paralelisht do të transmetohet në faqen zyrtare të INDEP. 

Konferenca organizohet në kuadër të projektit 'PACT - Avokim Politikash dhe Ndërtim Koalicionesh për Mbrojtjen e Konsumatorit’, financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga INDEP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat