Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e ministrit të Serbisë, Aleksandar Vuli: "Nuk po përgatisim vullnetarë rusë për në Kosovë, mjaftojnë serbët".
Ai tha kjo deklaratë e Vulinit duhet të denoncohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
“Kjo deklaratë e tij duhet të denoncohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ky është kërcënim me luftë”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
"Nuk po përgatisim vullnetarë rusë për në Kosovë, mjaftojnë serbët" ka deklaruar ministri kriminel i Serbise, Vulini. Kjo deklaratë e tij duhet të denoncohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ky është kërcënim me luftë.