Avokati Tomë Gashi ka thënë se nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit. Ai ka thënë se Prokuroria duhet të përgatitet për arrestime, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Deharit, 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së tij qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria
Postimi i tij i plotë:
PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME
Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit
Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit
Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria
Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit
Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!