Sot është bërë një vit që nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Specialja

Aktuale

Sot është bërë një vit që nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Specialja

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Jakup Krasniqi

Sot janë bërë një vjt nga arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, nga Specialja.

Krasniqi u arrestua nga EULEX në mëngjesit e 4 nëntor dhe për orë të tëra kanë kryer bastisje në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Përveç në Prishtinë, operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Drenasit.

Pas përfundimit të operacionit ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestua dhe u bë e ditur se iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Më vonë ai u nis drejt Hagës.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Aktakuza e ngarkon atë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Krasniqi ishte i pari që u arrestua nga Specialja pas konfirmimit të aktakuzës.

Një ditë më pas u arrestuan edhe ish-presidenti Hashim Thaci, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat