“Këtë gjë ia bëmë me dije Kurtit më 30 shtator”/ BE deklarohet pak para rifillimit të dialogut

Aktuale

“Këtë gjë ia bëmë me dije Kurtit më 30 shtator”/ BE deklarohet pak para rifillimit të dialogut

Nga: A.M Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Flamujt e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka përsëritur sot se BE-ja pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova nuk do ta formojë Asociacionin, Stano rithekson se BE-ja “nuk komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se është “e qartë në qëndrimet e saj” kur vjen puna për zbatimin e asaj që është rënë dakord në dialog.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të rënë dakord dhe zbatuar”, tha Stano, transmeton “Bota sot”.

Gjatë marrëveshjes së arritur më 30 shtator, e cila i dha fund bllokadës së vendkalimeve administrative Jarinje dhe Bërnjak, BE-ja njoftoi se formimi i Asociacionit të Komunave serbe do të jetë në tryezën e raundit të ardhshëm të bisedimeve ndërmjet negociatorëve kryesorë Beograd-Prishtinë, që pritet të mbahen në Bruksel në nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat