Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç duket se po zbatojnë projektin ‘Open Balkan’, të krijuar dhe koordinuar nga Soros.
Nga pamjet, video dhe foto Edi Ramën në Beograd e ka shoqëruar Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros.
Këtë e ka treguar takimi i djeshëm dhe i sotëm në Beograd ku Rama dhe Vuçiç kanë pasur përballë Aleksandër Soros.
Në pamjet e bëra publike në rrjetin social në Facebook nga presidenti serb, duket se në tryezën trepalëshe në një anë janë ulur Rama, Vuçiç dhe përfaqësuesi maqedonas dhe nga ana tjetër është i ulur Alex Soros dhe ndihmësit e tij.