Publicisti Kastriot Myftaraj, nëpërmjet një postimi në Facebook komentoi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, përkatësisht deklaratat e tij.
Myftaraj deklaroi se për 8 vite në pushtet Rama e ka vizituar Serbinë më shumë se sa Putini përgjatë 22 viteve.
Ai ka potencuar se nga gjithë kjo situtatë duket se Shqipëria e Ramës qenka më e afërt me Serbinë se Rusia.
Postimi i plotë i Myftarajt:
Gjatë tetë vjetëve në pushtet Edi Rama e ka vizituar Serbinë më shumë se Vladimir Putini gjatë njëzetedy vjetëve në pushtet.
Rama ka qenë pesë herë në Serbi, Putin tre herë.
Rusia është aleatja historike më e afërt e Serbisë.
Por duket se Shqipëria e Ramës qenka më e afërt me Serbinë se Rusia./Kastriot Myftaraj