Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka publikuar një video ku shihet së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tek luajnë bilardo e në të njejtën kohë edhe diskutojnë për qeverisjen e Kurtit dhe atë të Arben Vitisë, nëse ky i fundit merr postin e të parit të Prishtinës.
”Menaxhimi i Prishtinës kërkon bashkëpunim e përkushtim të përditshëm i cili deri më tash i ka mungu kryeqytetit.
Faleminderit Kryeministër Albin Kurti për mbështetjen!”, ka shkruar Vitia në mbishkrimin e videos.
Arben Vitia dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojnë në balotazh në zgjedhjet e 14 nëntorit për të parin e Prishtinës.