Von Cramon: Nuk do të ketë anëtarësim në BE për Kosovën e Serbinë derisa...

Aktuale

Von Cramon: Nuk do të ketë anëtarësim në BE për Kosovën e Serbinë derisa...

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se pa një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të ndodh për dy vendet.

Në raportimin e Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Von Cramon, ka kërkuar edhe përfshirjen e sa më shumë grave në dialog, duke thënë se ato luajnë rol të rëndësishëm në këtë çështje dhe se nuk janë minoritete.

“Dua të përsëris që pa një marrëveshje gjithëprfshirëse për nomalizim të marrëdhenieve pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet.

Është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar sepse gratë duhet të luajnë një rol nuk janë minoritet dhe nuk janë një grup i ndjeshëm dua të theksoj përsëri më shumë gra në dialog janë të nevojshme menjëherë”, tha Von Cramon.

Tutje, ajo theksoi se kosovarët e meritojnë ta kenë liberalizimin e vizave pasi që i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Ju jeni të gjithë shumë të vetëdijshëm që keni një aleate, kam përsëritur nevojën gjë që është e menjëhershme, përkundër që i keni mbushur kriteret, unë dua  të shoh që keni pasur rezultatz për të ardhmen sepse qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që e gëzon njohjen nga të gjitha vendet e të ketë një perspektiv të qartë evropiane”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat