Hoxhaj: Thaçi dhe Veseli po mbahen padrejtësisht në Hagë

Aktuale

Hoxhaj: Thaçi dhe Veseli po mbahen padrejtësisht në Hagë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:34
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ish-Presidenti Thaçi dhe ish-Kryetari Veseli po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai ka shkruar se beson në pafajësinë e tyre dhe luftën e tyre të drejtë, ku ata nuk u thyen gjatë luftës e nuk do ta bëjnë as tani në Hagë,.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte tronditëse!

Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!

Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat