Kohë më parë avokati britanik, David Hooper u largua nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, i cili nga Gjykata Speciale po akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së.
E të njejtën rrugë me Hooper, e ka ndjekur edhe avokati tjetër, Samuel Bloom Cooper, duke quar në dy numërin e avokatëve që dhanë dorëhqeje nga mbrojtja e Thaçit.
“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënëavokati kryesor i Thaçit, Gregory Keohe për dorëheqjen e Cooper.
Faton Mehmeti
Largimi i avokatëve të Thaçit, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, është dëshmi se akuzat që rëndojnë mbi Thaçin janë shumë të rënda.
“Rasti i z.Copper është këmbanë alarmi për Hashimin, për akuzat e tija të rënda, e të cilat parshikojnë dënim të rëndë për të. Dëshmitë pritet të jenë rrënqethëse, kjo edhe ka ndikuar që avokatët e tij të tërhiqen, pritet që në vazhdim të ketë edhe lagime të tjera e të cilat vetëm sa do e rëndojnë gjendjen e Thaçit”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.
Sipas tij, akuza për vrasjet politike do ta fundos ish presidentin, Hashim Thaçi.
“Vrajset e pasluftës, ato politike, janë target kryesor i Gjykatës Speciale, për të cilat edhe akuzohet Thaçi. S’ka gjykatë në botë që e shpëton Hashimin, andaj edhe kanë nisur ta braktisin avoktatët e tij, të cilët nuk dëshirojnë që në biografinë e tyre të përshkruhet ky rast i humbur.Vrasjet politike pritet të jenë ato që do e fundosin përfundimisht Hashim Thaçin, njeriun qëështë ngritur nëkarrierë me kurthe politike ndaj kundërshtarëve me mashtrime dhe forma të tjera jo të ndershme”, shprehet Mehmeti.
Për fund, Mehmeti paralamëron largimin edhe të avokatëve tjerë të Thaçit.
“Kurrë mos i hap gropën tjetrit, se një ditë do biesh edhe vet, kjo po i ndodh Hashim Thaçit, njeriut për të cilin askush nukduhet të ndjhet krenar.Cooper pritet që mos të jetë i vetmi që largohet, por jo edhe i fundit”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.