Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Rama sot në Serbi deklaroi se kërkimfalja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund dhe jo në fillim.
E kjo ka bërë që Basha të reagojë, duhet thënë se Rama ka guxim që me i caktua orar Serbisë se kur duhet me kërku falje.
Ai e pyet Ramën se kur do të vjen kërkimfalja, në fund të përfundimit të punëve të tij me Vuçiqin apo kur?
Reagimi i plotë:
Z. Rama sot paska deklaruar që “kërkimfalja për masakrat dhe gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë duhet të vijë në fund, e jo në fillim.”
Në cilin fund z. Rama, në fund të ekzekutimit të këtij krimi makabër që ka përfundu në vitin ‘99, apo në fund të përfundimit të punëve tua me Vuqicin?
Është me t’ardh keq, por edhe ofenduese, se si një Kryeministër shqiptar ka guximin m'i caktu orar Serbisë se kur duhet të ofroj kërkimfalje për mijëra të vrarë civil, përfshi edhe 1,133 fëmijë nën moshën 6 vjeçare.