Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook shkruan se, pas balotazhit Prizrenin do të fitoj kandidati I Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.
Avdyli thotë se këtë e kuptoi nga debati i fundit i tyre, duke thënë se kundërkandidati Shaqir Totaj nga PDK-ja, kaloi vetëm provimin për moderator.
Postimi i plotë:
Duke e shikuar Rubikonin, debatin mes Haskukës e Totës mund të konstatoj që Haskuka e vulosi edhe 4 vite kryetar i Prizrenit. E Totaj e dha provimin për moderator televiziv. Ftoj Klan Kosovën pas 14 nëntorit ta punësoj si moderator. Asnjë fjalë për programin as çka do bënte për Prizrenin, Totaj i bëri vetëm pyetje kryetarit qe sipas tij do vazhdoi. Adriatik Kelmendi mbeti pa punë, e Prizreni pa opozitë. Urime Mytaher Haskuka kryetar i Prizrenit edhe 4 vite .