“Thaҫi dhe Veseli refuzuan t’i takonin”, por ata duan Albin Kurtin e Glauk Konjufcën për këtë arsye

Aktuale

“Thaҫi dhe Veseli refuzuan t’i takonin”, por ata duan Albin Kurtin e Glauk Konjufcën për këtë arsye

Nga: H.O. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi dje në media se Hashim Thaҫi dhe Kadr Veseli nuk deshën t’i takojnë në Hagë, ndërsa janë takuar me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’, jep arsyet pse është refuzuar ky takim.

“Por, nuk ke se për çka çuditesh z.Ministre e Drejtesisë. Ata me me qejf do ta shihnin Albinin dhe Glaukun ne Hagë. Kjo u pa ashiqare gjatë gjykimit në seancat gjyqësore të "Syri i Popullit" të montuara nga Thaçi dhe Veseli, ku Albini dhe Glauku me fakte te montuara akuzoheshin se qëndrojnë pas Oragnizatës kriminele "Syri i Popullit", thotë Maxharraj.

Maxharraj thotë tutje se më së keqi e pësoi avokati Vllasi në të cilin u bë antentat, por edhe profesori universitar, publicisti dhe veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare Sadri Ramabaja që pa pikë faji, pa asnjë fakt, pa asnjë argument u dënua me tri vjet burg.

“Por ti znj.Ministre e Drejtesisë më shumë duhesh të brengosesh rreth  pastrimit të situatës në Prokurori dhe gjyqësi ku ka prokuror edhe gjykatës të korruptuar, të cilët për këto 20 vite nuk ishin në shërbim të ligjit por të politikës”, vlerëson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat