Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje gjatë vizitës në Beograd deklaroi se është tradhtar, nëse tradhti është të mendohet për zgjidhjen e çështjes finale të pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me këtë deklaratë të Ramës reagoi sot drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.
Ai ia kujtoi Ramës se Kosova e ka përmbyllur tashmë zgjidhjen finale të saj.
Kryeziu tha se Kosova është në dialog për normalizim të marrëdhënieve.
“Kosova e ka përmbyllur zgjidhjen finale, ajo është Republikë e Pavarur. Republika jonë nuk është në dialog për zgjidhje finale, por për normalizim marrëdhëniesh më një shtetin fqinj, Serbinë”, u shpreh kryeziu në Facebook.