Sot është bërë 1 vit, që nga arrestimi i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se zyrtarë të Ministrisë kanë tentuar të takohen me Thaçin dhe Veselin, por këta te fundit nuk kanë dashur të zhvillojnë një takim të tillë.
Ndërkaq, djali i ish presidentit Thaçi, Endriti ka bërë dy reagime në profilin e tij në Instagram, shkruan "Bota sot".
Ai në reagimin e parë, ka publikuar një foto me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përcjell më mbishkrimin “Liria ka emër”.
Ndërkaq, në reagimin e dytë, Endriti ka publikuar një foto me babin e tij në presidencën e Kosovës.
Në foto ka vendosur datën “05 Nëntor 2020”, pra ditën që është arrestuar Thaçi.