Halil Kastratit i shkon për vizitë Memli Krasniqi

Aktuale

Halil Kastratit i shkon për vizitë Memli Krasniqi

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Memli Krasniqi, Halil Kastrati

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar humanistin Halil Kastrati për t’i uruar shërim pas intervinimit kirurgjik që kishte ditë më parë.

Krasniqi thotë se ka falënderuar Kastratin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi për t’iu dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës.

Pata kënaqësinë që ta vizitoj hoxhën Halil Kastrati, për t'i uruar shërimin dhe shëndet të plotë në të ardhmen, pas një intervenimi kirurgjik që kishte ditë më parë. Në vizitë na nderoi edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim ef. Berisha. Hoxhën Halil Kastrati e falënderova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi, duke u dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës.

Veçanërisht, projekti i organizatës së tij, Shtëpia e të Moshuarve, është një projekt human e fisnik që meriton vlerësim shoqëror e mbështetje institucionale. Hoxhë Halilit i shprehëm respekt për angazhimin shembullor, që i shërben secilit si udhërrëfyes i veprave të mira, si dhe i uruam shëndet e jetë të gjatë, për të vazhduar misionin e tij për ndihmën e qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat