Pacolli jep alarmin, kritkon Kurtin për qasjen e tij ndaj Amerikës

Aktuale

Pacolli jep alarmin, kritkon Kurtin për qasjen e tij ndaj Amerikës

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:51
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacollit ka reaguar me rastin e mospërfshirjes së Kosovës në Samitin e Demokracisë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Pacolli këtë e konsideroi si përjashtim të vendit tonë nga ky samit, të cilin e vlerëson si nevojë për reflektim se ku po shkon Kosova.

Ai për këtë gjë e kritikoi kryeministrin Kurti dhe qasjen e tij ndaj SHBA-së.

“Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet.

Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë. Dëm i madh për Kosovën”, shkroi Pacolli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Përjashtimi i Kosovës nga Samiti i Demokracisë, i cili ka qenë projekti i politikës së jashtme të Presidentit Biden, është po aq shqetësues sa edhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.

Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral.

Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.

Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin!

Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet.

Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.

Dëm i madh për Kosovën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat