Kosova është njëra nga të pakta vende që nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-së. Një lajm i tillë është konfirmuar sot edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ky lajm është vlerësuar si pozitiv.
Një vlerësim i tillë është bërë nga sekretari për Media dhe Komunikim në LVV, Arlind Manxhuka, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se pas konfirmimit nga ana e ambasadës i lëshua “bajraku” nga analistët e partitë tjera.
“Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës: “Kosova partner i palëkundur”.
Amelika, Amelika, Amelika, tap Ambasada e lshun bajrakun.
Motivi për ta sulmuar qeverinë Kurti e VV-në në këtë pikë po i bën shumë qesharak analistët e countdoën-it 7,6,5,4,3,2,1”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci.