Hamiti: Qytetarët s’do ta humbin për herën e tretë Prishtinën, 8 vitet e VV-së ishin huqje e stagnim

Aktuale

Hamiti: Qytetarët s’do ta humbin për herën e tretë Prishtinën, 8 vitet e VV-së ishin huqje e stagnim

Nga: A.ZH Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:57
Muhamet Hamiti dhe Përparim Rama

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se me vullnetin e qytetarëve, Prishtinën do ta fitojë Përparim Rama.

Hamiti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se tetë vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, ishin huqje dhe stagnim, përcjell Bota sot.

Sipas tij, qytetarët nuk do ta humbin Pishtinën për herën e tretë.

Postimi i Hamiti në Facebook:

Kush do ta fitojë Prishtinën më 14 nëntor? Qytetarët, natyrisht.

E kanë humbur qytetarët dy herë. S’do ta humbin herën e tretë.

Vota do të jetë për Përparim Ramën, sepse është kandidati autentik me program origjinal.

Përtej profiterëve partiakë - dhe të tillë ka, fatkeqësisht - me vullnetin e qytetarëve, Prishtinën e fiton Përparim Rama për të mirën e të gjithëve. Prishtina për të gjithë!

Shumica e qytetarëve të Prishtinës e dinë se 8 vjetët e #VV-së kanë qenë huqje e qeverisjes: stagnim. E dinë edhe ata që kanë votuar për ta. Të tjerët po se po.

Prandaj, votë pelbishitare për #PR4P më 14 nëntor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat