Kosova mbetet jashtë Samitit të Biden, këshilltari i Kurtit fajëson Qeverinë Hoti

Aktuale

Kosova mbetet jashtë Samitit të Biden, këshilltari i Kurtit fajëson Qeverinë Hoti

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 21:00
Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës lënien anash të shtetit tonë nga ana e SHBA-së për Samitin e Demokracisë, po e fajëson qeverinë e Kaluar.

Të paktën kështu ka shkruar në një postim në Facebook këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj, i cili e ka konsideruar ardhjen në pushtet të ish-Qeverisë një nga arsyet se pse Kosova mbeti jashtë këtij Samiti.

Zulfaj ka shtuar se ky përjashtim i Kosovës nga Samiti ka ardhur si pasojë e rezultatit të dobët të demokracisë së Kosovës në “Freedom House”.

“Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020. Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%. Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020. Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund, Zulfaj ka thënë se “Kosova dhe qytetarët e saj s’kanë asnjë arsye për t’u hidhëruar por as për t’u dëshpëruar pasi rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që ata sollën këtë vit do t’i shohim të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithmbarshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat