Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që beson se kryeministri Albin Kurti tani do t’i dallojë ngjyrat.
“Shtëpia e Bardhë nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden.
Mbase tash besoj se Kurti do t’i dallojë më mirë ngjyrat!”, ka shkruar Tahiri.