Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka theksuar se Prishtina po pret momentin se kur do ta pushtojë trafostacionin e Valaçit në veri dhe se i lutet që të mos e bëjnë këtë.
Për paralajmërimin e tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet e Kosovës, mund të pushtojnë veriun e Kosovës dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar sot se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it.

"Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.
E pas kësaj deklarate të tij, ka reaguar profesor dr. Sadri Ramabaja.
Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, Valaçi është pika strategjike që i intereson të mbajë nën kontroll Vuçiqi.
Mirëpo, sipas tij, Valaçi dhe veriu i Kosovës, janë pjesë integrale e Kosovës, realiti ky që e di Vuçiqi.
Ai shton se, shumë shpejtë do ta kuptoj e pranoj këtë.
Postimi i plotë:
Vuçiq: "Prishtina po pret momentin nëse dhe kur do ta pushtojë Valaçin"
Koment: E qartë, Valaçi është pika strategjike që i intereson ta mbajë nën kontroll pinjolli ideologjik e biologjik i Slobodan Milosheviqit.
Por, si Valaçi, edhe veriu i Kosovës në tërësi, janë pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Këtë realitet Aleksandër Vuçiqi e din, por do ta kuptoj e pranoj shpejt. As "Ballkani i hapur" nuk do t'i garantojë ripushtimin e Valaçit.