​KQZ njoftim lidhur me akreditimin e mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Aktuale

​KQZ njoftim lidhur me akreditimin e mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha mediat se është duke vazhduar të pranojë aplikimet për akreditim për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Afati shtesë përfundon të hënën, më 8 nëntor.

Sipas KQZ-së mediat të cilat janë akredituar, nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish, pasi vlen akreditimi i zgjedhjeve të raundit të parë; 

Mediat të cilat janë akredituar, mund të dorëzojnë kërkesën për akreditim shtesë; 

Mediat të cilat nuk janë akredituar në raundin e parë, mund të aplikojnë për t’u akredituar për raundin e dytë; 

Procedura e aplikimit mbetet e njëjtë. Të gjithë formularët dhe hapat e aplikimit i gjeni të detajuara këtu.

Vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. 

Sqarim shtesë: Mediat nga jashtë Republikës së Kosovës mund të paraqesin aplikimin e tyre përmes e-mailit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat