Analisti politik, Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj disa analistëve dhe gazetarëve, të cilët ai i quan të regjimit të kaluar.
Përmes një postimi në facebook, duke e komentuar mosftesën e Kosovës në Samitin për Demokraci nga SHBA-ja, thotë se, këta analistë e gazetarë po vërehen prej aeroplani që janë gëzuar shumë.
Sipas tij, ata përveç që janë të padijshëm, thotë se janë edhe shumë të poshtër.
Reagimi i plotë:
'Analistët' dhe 'gazetarët' e regjimit të kaluar po thonë se janë shqetësu shumë që presidenti Biden s'e ka ftu Kosovën në Samitin për Demokraci.
Në fakt, po vërehet prej aeroplani që këta janë gëzu shumë.
Përveçse shumë të padijshëm, janë edhe shumë të poshtër.