Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është drejtuar publikisht ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili po mbahet në burgun e Hagës, e që po akuzohet për vrasjen e kundërshtarëve politik dhe për krime lufte në Kosovë.
Në rrjetin social facebook, Miftari e këshillon Thaçin që t'i drejtohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe t'i kërkojë atij që t’ia paguajë avokatët në Hagë.
Miftari shkruan se, Thaçi herë thoshte që ishte luftëtar e herë që ka qëndruar larg vijave të luftës.
Krejt kjo, sipas tij, ishte sipas nevojave të Thaçit, ndërsa ia përmend takimet me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.
Miftari gjithashtu ia përmend edhe dëshmorin Avni Koshtova, Selver Haradinajn dhe heroin Enver Zymberi, i cili është vrarë në veriun e Kosovës.
Miftari gjithashtu shkruan se Thaçi veriut të Kosovës i ka thënë se është toka e Rankoviqit.
Reagimi i plotë:
Ti që herë i thu vetes luftëtar e herë që ke nejt larg luftës, krejt sipas nevojave tuaja kur shkojshe për ta ndarë Kosovën me Serbinë, si thojshe ministrit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksander Vuçiqit t’i paguan edhe avokatët e juaj, pasi krimilelin serb e paraqitshe në konferencat nderkomtare si engjmll të paqes/
A nuk t’u kujtojke dëshmori Avni Koshtova, Selver Haradinaj, a nuk t’u kujtojke polici dëshmor Enver Zymberi (ju e dërguat) që pas luftës u vranë në Veriun e Kosovës (Toka e Rankoviqit sipas jush) nga snajperistët, nga vrasësit e dërguar në Mitrovicë nga engjëlli i paqes sipas jush nga Aleksander Vuçiqi!