Sot më shumë të infektuar se të shëruar nga Covid-19, raporti 24 orësh

Aktuale

Sot më shumë të infektuar se të shëruar nga Covid-19, raporti 24 orësh

Nga: A.ZH Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

16 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 10 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i MSH:

06 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat