Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike që nga paslufta deri sot.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se që nga paslufta nuk është që kemi pasur pushtetet e mira, ku sipas tij ato ishin të paafta, jo shumë me vlera profesionale dhe morale.
Shkrimi në Facebook:
Shqiptarët e Kosovës pas vitit 1999 kur e mundën Serbinë më luftë, i morën gjërat në duart të veta. Ju gëzuam fortë fitores dhe lirisë tonë. Pas kësaj fitore të madhe, nuk u shfrytëzua i gjithë potenciali dhe pariotizmi për të bërë punë shumë të mbara. Flamurit kombëtar me shqiponjën dy krenare në mes, i cili u valvit lartë deri në qiell, nuk ia kryem porosinë ashtu siq duhet .Porosia ishte shumë e qartë. Menduam me të drejtë se nuk ka kush mundësi më të na bëjë asgjë. Fitoren e kishim festuar në të gjitha qytetet dhe katundet, pa politika dhe pa interesa.
Dashuria ndaj atdheut kishte hapuar fytyrat e ngrysura të njerëzve nga lufta shekullore më serbët, dhe nga lufta e fundit çlirimtare. Por, sikur nga qielli pa asnjë re, na zbritën fenomene negative, të cilat e zvetnuan lirinë dhe pavarësinë. Në të këqijat që u katandisë , duhet “falënderuar” të gjitha ata njerëz të politikës që erdhën në pushtet me meritë dhe pa meritë, e të cilët më shumë punuan për vete, dhe militantë partiak. Një zhvillim të tillë jo të mirë të ngjarjeve politike dhe të ecurive ekonimike, askush nuk e kishte pritur. Aq më pak kishim pritur se do të grabiten të mirat materiale. Rruga e lirisë dhe e shtetëndërtimit nuk është as për afër siq e kemi menduar të gjithë. Natyrisht nuk mund të themi së gjithqka ishte e zezë pas luftës, se kemi pasur edhe pozitivitete.
Okupimi dhe lufta nuk na i qeli sytë sa duhet se shteti ndërtohet me ndërshmëri, me punë të madhe, dhe me sinqeritet. Menduam se do ti ruajmë si sytë e ballit vlerat tradicionale, dhe vlerat kombëtare. Sikur këto kishin qenë vetëm ëndrra të mira. Nuk i patëm pushtetet e mira. Ishin të paafta, jo shumë me vlera profesionale dhe morale. Disa pushtete u treguan edhe të rrezikshme për ekzistëncën e shtetit të Kosovës! Mbizotëruan idetë retrograde në vend të ideve përparimtare të kohës. Kjo futi frikë të qytetarët të cilët nuk po e bëjnë jetën e mirë. Nuk u mbrojtë si duhet vendi dhe as liria, të cilën e fituam, duke rënë në përjetësi, me mijëra martirë dhe dëshmorë të kombit. Populli moti i kishte thënë: Jo autokracisë, jo ndarjeve mbi baza ideologjike, jo përqarjeve, jo hajnive, jo vrasjeve, jo pasurimeve të paligjshme ….!