Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli, ka kritikuar koalicionet e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës, nëpër komuna, për raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 14 nëntor.
Ai i ka quajtur “sahanlëpirës, mashtrues e pakurriz”, ata që tërë jetën janë ngritur duke kritikuar Hashim Thaçin dhe në fund kanë mbaruar si përkrahës të PDK-së, përcjell Bota sot.
Por, deputeti ka paralajmëruar se “argatët e dështuar të Thaçit në LDK” do t’i “pensionojnë” më 14 nëntor.
Postimi i plotë i Avdylit në Facebook:
Sahanlëpirës e mashtrues e pakurriz je kur tërë karrierën politike (edhe pse me veç dështime) e ngrit kinse duke kundërshtuar Thaçin e kinse duke luftuar Pronto mafien e në fund duke mbaruar si lobues e përkrahës i PDK-së. Sa poshtë ju ka ra katundi disa Lugovistave që për vlera Rugoviane e zbardhje të rasteve të vrasjeve politike thirren para fushatave e pastaj në fund lëpinë sahanin e PDK-së për ndonjë asht. Si duket luftën kundër zhvatjeve e shtetit të kapur e proklamonin meqë s’paskan mund të zhvatin bashkë me PDK-në.
Tash pasi që në zhvatje e kanë ftesën për t’u bërë bashkë, edhe ata dikur zhvatësit e keqpërdoruesit iu kanë bërë burra të mirë. Shkoni hani e lëpini bashkë, por mos moralizoni nëpër Facebook-a për parime. E më 14 nëntor do pensionojmë edhe menaxherët e dështuar, edhe argatët e dështuar të tij në LDK e shumë parti që i bashkon keqpërdorimi e gërryerja e këtij shteti.