​17 pacientë në trajtim mjekësor me COVID-19, një në gjendje të rënduar shëndetësore

Aktuale

​17 pacientë në trajtim mjekësor me COVID-19, një në gjendje të rënduar shëndetësore

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Klinika Infektive në kuadër të QKUK-së.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.

Sipas një njoftimi të ShSKUK, 17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat