U raportua se është arrestuar kryetari i degës së VV-së në Viti, reagojnë nga kjo parti, kanë këtë sqarim

Aktuale

U raportua se është arrestuar kryetari i degës së VV-së në Viti, reagojnë nga kjo parti, kanë këtë sqarim

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Albin Kurti, Bislim Bislimaj

Në media u raportua se Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar, nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, në një postim në Facebook, ka treguar se Bislimaj nuk është kryetar i degës së VV-së në Viti.

Manxhuka ka thënë se ka disa vite që kryetar i kësaj dege është deputeti Nijazi Isaku.

Postimi i plotë:

Është e tmerrshme lehtësia e hedhjes së gënjeshtrës si lajm. "Arrestohet kryetari i degës së VV në Viti", shkruajtën shumë portale. Gënjeshtër. Tash e sa vite kryetar dege është njeherësh edhe deputeti Nijazi Isaku dhe jo personi në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat