Opozita akuzoi për izolim të vendit, këshilltari i Osmanit tregon se çfarë është realizuar pa copëtimin e Kosovës

Aktuale

Opozita akuzoi për izolim të vendit, këshilltari i Osmanit tregon se çfarë është realizuar pa copëtimin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Blerim Vela, Vjosa Osmani

Blerim Vela, shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar opozitës lidhur me akuzat se Kosova është e zoluar në rrafshin ndërkombëtar.

Vela në Twitter ka shkruar se këto akuza janë të pabaza, duke treguar se Osmani ka realizuar 30 takime me homolog të saj.

Po ashtu, ai ka treguar se çfarë është realizuar pa shtyrë përpara idenë për copëtimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Tendenca e ca figurave opozitare për krijimin e narrativit për gjoja izolimin e Presidentes janë të pabaza.

Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog të saj. Në raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris.

Si rezultat i partneritetit të tillë me SHBA janë siguruar mbi 500 mije vaksina, është përcjellë video adresimi personal i Presidentit Biden dhe është realizuar strehimi i përkohshëm i refugjateve afgane. Të gjitha këto janë realizuar pa shtyrë ide për copëtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat