Drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë, Petar Petkoviç ka vlerësuar se porosia e fundit se nuk do formohet asociacioni i komunave nga Kurti, është jo vetëm anulim i dialogut, por edhe poshtërim direkt edhe ata që së fundi u angazhuan për formimin e asociacionit e ato janë BE edhe ShBA, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Sipas tij vetëm serbëve të Kosovës i ndalohet e drejta për jetë me arsyetimin se bashkësitë etnike janë të papranueshme, që përbën lëndim të pastër ndaj serbëve të dëbuar sepse mjediset edhe qytetet ku jetojnë shqiptarët janë vende të pastra etnike, si Gjakova, Suhareka, Peja, Prishtina.
“Nëse është përcaktim i vërtetë dhe pa dilema i bashkësisë ndërkombëtare që të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit edhe Prishtinës të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve, vëmendje të jashtëzakonshme në publikun dhe mediet e tyre me emër ato gjermane e britanike i kushtojnë porosive të Kurtit, që shkatërrojnë çdo mundësi të bisedimeve edhe marrëveshjeve”.
Sipas tij “është e papranueshme edhe e turpshme që Kurti demonstron arrogancë dhe mungesë vullneti për përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe atë e bënë pa asnjë sanksion, nga ata që janë garant i marrëveshjeve” tha Petkoviç.
“Nuk ka dyshim se Kurti pyetet, jo vetëm që mos të ketë asociacion të komunave, por edhe serbë në Kosovë” , por këtë shteti i Serbisë nuk do ta lejoj dhe me përkushtim dhe vendosmëri që të përpiqet të realizojë zë drejtat kolektive të popullit serb.