AAK mbështet LVV në Viti

Aktuale

AAK mbështet LVV në Viti

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Dega e AAK-së n Viti ka konfirumar mbështetjen për LVV-në në Viti.

Përmes një deklarate është bërë e ditur se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës.

Shkrimi në Facebook:

DEKLARATË MBËSHTETËSE

Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Arsim Ademi.

Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës.

Për Degën e AAK-së, në Viti, nga sot z. Arsim Ademi është kandidat edhe i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Vitisë.

Na prift e mbara!

7 nëntor 2021

Zyra për informim

Dega e Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës Viti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat