Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot me strukturat e partisë në Gjilan kanë takuar kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Lutfi Hazirin.
Pacolli në një postim në Facebook, u bëri thirrje strukturave të AKR-së që ta votojnë Hazirin në Gjilan. Sipas tij, Haziri është adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës.
“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët.
Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!”, shkro Pacolli në Facebook.
Ndryshe, Lutfi Haziri do të përballet me kandidatin e VV-së, Alban Hyseni në balotazhin e 14 nëntorit.
Haziri deri më sot ka marr edhe mbështetjen e AAK-së në këtë komunë.