Vuçiqin mik e Albinin vëlla/Liri Loshi tregon pse Kurti duhet të jetë i kënaqur me shkuarjen e Ramës në SHBA

Aktuale

Vuçiqin mik e Albinin vëlla/Liri Loshi tregon pse Kurti duhet të jetë i kënaqur me shkuarjen e Ramës në SHBA

Nga: M.L. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Albin Kurti, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Serbia nuk janë ftuar për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor.

Por, ftesën për këtë samit e ka marrë Shqipëria me në krye kryeministrin Edi Rama.

Lidhur me këtë ftesë ka reaguar Liri Loshi, anëtar i VV-së dhe ish mjek i UÇK-së. Loshi ka shkruar në Facëbook, se kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jetë i kënaqur që në SHBA shkon vëllai i tij, Edi Rama. E sipas tij, ndonëse Vuçiqi është miku i ngushtë i Ramës, nuk mund t`i bëhet vlla.

Me ma thirrë vëllaun e madh në dasmë, sikur me m’thirrë mua. Nejse, në rastin tim i bie e kundërta: me ia thirrë vëllaut tim vëllain e madh është sikur me e thirrë atë. Hahaha! I madhi vëlla jam unë. Tash mbetet veç edhe vëllai im me u pajtu dhe fjala ime merr peshën që i takon.

Qashtu duhet me qenë edhe Albini i kënaqun që në SHBA shkon vëllai i tij Edi, përderisa Vuçiqi nuk shkon as vetë, as vëllai i tij. Se miku sado i ngushtë që të jetë, vëlla nuk të bëhet. Rama dhe Vuçiqi duken si vëllëzer, por vëllëzër nuk janë. Thashë, mbase nuk e keni ditur!”, shkroi Loshi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat