Kandidati nga radhët e LVV-së, Arben Vitia në një intervistë për televizionin ka folur për programin e tij qeverisës që synon ta ketë nëse fiton Prishtinën.
Në mesin e shumë gjërave që u diskutuan ishte edhe videoja e fundit që u bë nga Vitia kundrejt kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.
I pyetur pse e ka bërë këtë video në formë të përqeshjes, Vitia u shpreh se nuk i ka pëlqyer një pjesë e programit të Ramës dhe për këtë arsye kam vendosur ta realizoj.
Vitia shton që nuk ka shkuar në karakterin tim mirëpo që jemi në garë programesh.
“Ne jemi në garë programesh dhe natyrisht që merremi me ato.
Ne natyrisht që do të merrmi me programet e njëri-tjetrit dhe natyrisht që do të merremi edhe me problemet që shoh në programin e kandidatit të LDK-së.
Unë kam parë shumë deklarata të tilla nga kundërkandidatët që më janë adresuar mua.
Nuk shkon me karakterin tim por që ka qenë një moment për të cilin e kemi bërë dhe e kam transmetuar”, u shpreh Vitia./BS