Profesori universitar, Sadri Ramabaja, përmes një postimi të tij në Facebook ka shpërndarë një shkrim të mediave ndërkombëtare, që kanë trajtuar rastin e ‘Syrit të Popullit’.
Sipas tij, ky raportim i mediave të huaja, e qartëson edhe më mirë montimin direkt nga Zyra e Presiencës dhe Hashim Thaҫi.
“Një synopsis i veçantë i mikut tim Andrea Myller mbi imazhin dhe moralin e kulturës mediatike të Kosovës, që ndërlidhet me procesin e koduar "Syri i popullit", që tashmë u bë edhe më e qartë se ishte i montuar direkt nga Zyra e Presiencës dhe HTH.
Se kishim të bënim me "shtetin e kapur" dëshmohet edhe sot me reagimin e krerëve të Këshillit Prokurorial ndaj procesit të vetingut, por edhe me fushatën mediale të koncentruar kundër VV, duke mos kursyer as vajzën dymbëdhjetvjeçare në Viti... https://observeri.com/, e as axhendën e administratës Biden për Samitin e Demokracisë”, shkruan Ramabaja.