Modelja e njohur shfaqet krah për krah me Kurtin e Sveçlën në fushatë

Aktuale

Modelja e njohur shfaqet krah për krah me Kurtin e Sveçlën në fushatë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 18:16
LVV

Zana Krasniqi, modelja e njohur kosovare, doli sot në ceremoninë hapëse të fushatës së Arben Vitisë, kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Krasniqi, e cila garoi për Asamble Komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje por nuk arriti të siguronte ulëse në kuvend, është shfaqur sot në përkrahje të kandidaturës së Vitisë.

Disa fotografi të publikuara nga Vitia në rrjetin social Facebook, shfaqin modelen kosovare në rreshtin e parë të kolonës së njerëzve që morën pjesë në fushatë. Pamjet tregojnë Krasniqin duke ecur përkrah zyrtarëve më të lartë të LVV-së, përfshirë kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përmes ekspozimit të programit për Prishtinën, Vitia hapi sot zyrtarisht fushatën e LVV-së në Komunën e Prishtinës.

Ai, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për programin e LVV-së, për kryeqytetin.

“E filluam në shesh e prej sot do jemi në çdo fshat e lagje, në çdo rrugë të Prishtinës duke ofruar alternativën tonë për Kryeqytetin. Kryeqyteti është integrimi mes natyrës dhe kulturës, mes informimit dhe shërbimit, mes qytetit dhe fshatit, si tërësia organike e jetës tonë të përditshme Ecim bashkë përmes programit tonë nëpër Prishtinën e jetueshme. Me 14 nëntor, votojmë numrin 144. Bashkë qeverisim”, ka shkruar në Facebook, Arben Vitia.

Zana Krasniqi, ish-missi i Kosovës, siguroi 380 vota në garën për Asamble Komunale më 17 tetor. Doli femra e tetë më e votuar në listën e Vetëvendosjes në Prishtinë. Votat që siguroi rezultuan të pamjaftueshme për të zënë një vend në asamble.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat