Dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture, kjo është paga dhe pasuria e gjyqtares

Aktuale

Dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture, kjo është paga dhe pasuria e gjyqtares

Nga: H.O. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 18:44
Florije Zatriqi

Gjyqtarja Florije Zatriqi ëshë suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi e njëjta kishte dënuar me vetëm 8 muaj burg dhunuesin e një të miture.

Një vendim i tillë është komentuar shumë ditët e fundit, ndërsa veprimi i gjyqtares Zatriqi është kritikuar.

Ajo ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duke deklaruar se merr një pagë prej 2 mijë euro. Bashkëshorti i saj tani ka dalë në pension derisa punonte në Postë dhe Telekom, ndërkaq merr pension prej 335 euro.

Ajo ka deklaruar se posedon një shtëpi, në bashkëpronësi me vëllaun e bashkëshortit në vlerën 85 mijë euro dhe një banesë në vlerën rreth 50 mijë euro.

Poashtu një veturë Audi A3 në vlerën 8 mijë euro, në pronësi të fëmijëve.

Mbi 2 mijë euro janë paratë e kursyera, në emër të gjyqtares./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat