Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj/ Reagon edhe këshilltari i Glauk Konjufcës: Po këta shqiptarë, sa po i paguan Serbia?

Aktuale

Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj/ Reagon edhe këshilltari i Glauk Konjufcës: Po këta shqiptarë, sa po i paguan Serbia?

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:06
Glauk Konjufca

Pas deklaratës së analistit serb Dushan Janjiq, i cili deklaroi se Serbia e paguan me nga 100 mijë dollarë në muaj ish-Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar Driton Tali, këshilltar i Glauk Konjufcës.

Tali përmes një postimi në facebook, shkruan se, Grenelli e bën punën e tij, ndërsa propagandën e ka profesion.

Sipas tij, kush e paguan, Grenelli për atë punon.

Tali thotë se ai Kosovën nuk e ka atdhe, por nuk e ka as armike.

Ai shton se, janë disa shqiptarë le e rritë në Kosovë, e të cilët po bëjnë propagandë për Serbinë.

Madje Tali pyet se ka sa po i paguan Serbia këta shqiptarë?

Postimi i plotë:

Grenelli e bon punën e vet. PR'in (propagandën) e ka profesion. Kush e paguan, ai për atë punon (propagandon).

Nuk është veç Serbia, e kanë paguar edhe qeveria (e korruptuar) e Moldavisë, e ekstremisti i djathtë Viktor Orban i Hungarisë, besa edhe për Nigerinë ka bërë PR etj.

Është punë e tij!

Tekefundit Kosovën nuk e ka atdhe, por nuk e ka as edhe armike!

D.m.th., një vend në mes shumë vendeve të globit.

Por, por, çka me ju bë disa shqiptarëve, le e rritë në Kosovë, të cilët po bëjnë propagandë për Serbinë?!

E kam zorin me dijtë "këta ka sa po i paguan Serbia"?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat